Partizanit i kthehen lojtarët pa minuta, luajnë vetëm ata të Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 23:39

Partizanit i kthehen lojtarët pa minuta, luajnë vetëm ata të Shpresave

Partizani gjatë grumbullimit të fundit të kombëtareve dërgoi katër lojtarë të ekipit të parë, Hadrojn (Shqipëria), Prekën (Shqipëria U-21), Ismailin (Kosova U-21) dhe Bintsuka (Kongo).

andi hadroj

Në fushë arritën të zbresin dy prej tyre, Preka dhe Ismaili. Mbrojtësi shkodran ishte titullar dhe luajti gjithë minutat në fitoren e Shqipërisë U-21 me shifra minimale kundër moshatarëve të Armenisë. Preka është shndërruar në titullar fiks te Shpresat, edhe pse në stol është mbrojtësi i Arsenalit, Maldini Kaçurri.

Edhe Redon Ismaili ishte titullar te Kosova U-21. Mesfushori luajti për 77 minuta në humbjen me shifrat 3-1 në transfertën kundër Estonisë, ku “Dardanët” e mbyllën me dy të kuq.

Sakaq, Andi Hadroj dhe Arshonzh Bintsuka nuk arritën të luanin asnjë minutë. Shqipëria u mund nga Çekia dhe fitoi në Gjeorgji, teksa Kongo u mposht 5-0 nga Afrika e Jugut dhe barazoi 1-1 me Sudanin e Jugut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"