Pas daljes nga BBV, ish-banorja përballet me lajmin e trishtë! Postimi prekës për vdekjen e futbollistit shqiptar: Do më mungosh
Anisa Veseli është banorja e cila së fundmi u skualifikua nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova.”
Mirëpo pas daljes nga formati ajo u përballë me një lajm mjaft të trishtë.
Ish-konkurentja mësoi se shoku i saj dhe futbollisti Erjon Morina ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare.
Marrë shkasë nga kjo humbje, Anisa ka bërë një postim prekës në rrjetet e saj sociale teksa shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të Erjonit.
“Do të më mungosh shoku im, shpirti yt në paqe, ke qenë një super djalë do të na mungosh shumë Erjon Morina,” shkruan ish-banorja e BBV.
Futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina, ka ndërruar jetë pasi për më shumë se një muaj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e hidhur për vdekjen e 22-vjeçarit e ka dhënë babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ylli babit ike ne qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojme te ngrysur me kujtimet me te bukura per ty! Do jesh ylli qe do na ndriç gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina.
Në fund të tetorit, Morina kishte mbetur i shtrirë në fushë gjatë stërvitjeve me Vushtrrinë. Më parë kishte luajtur edhe te Prishtina e Drenica.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"