Pas polemikave në Botëror, Lahoz kthehet për derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2022 | 8:35

Pas polemikave në Botëror, Lahoz kthehet për derbi

Gjyqtari nga Valencia, Antonio Migel Mateu Lahoz, do të jetë në krye të drejtimit të derbit të 31 dhjetorit në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Espanjolit.

lc,mbv

Kjo u konfirmua të martën nga federata spanjolle pas shpalljes së emërimeve të arbitrazhit për ndeshjet e javës së 15-të të La Ligës. Kjo do të jetë hera e katërt që Mateu Lahoz drejton një derbi katalanas. Ai e ka drejtuar për herë të parë këtë derbi në sezonin 2014-2015 me suksesin e Barçës 0-2 në “RCDE Stadium”.

Në të tria derbet që ka drejtuar deri më tani Lahoz, Barcelona i ka fituar të gjitha. I veçantë është fakti se për gjyqtarin Lahoz, derbi i Barcelonës do të jetë takimi i parë që do të drejtojë që nga ai në çerekfinalet e Botërorit në Katar mes Argjentinës dhe Holandës, një ndeshje e shoqëruar me polemika të shumta, ku Lahoz ishte pikërisht në qendër të vëmendjes me vendimet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"