Penalltia e famshme e Ronaldos ndaj Juventusit, Morati i bindur: As me VAR nuk do na e jepnin
Një nga momentet më të diskutueshëm të futbollit italian, ka qenë padyshim kontakti mes Ronaldos dhe Iulianos gjatë një ndeshje Inter-Juventus në vitin 1998. Një penallti e padhënë që u bë objekt bisedash dhe diskutohet gjerësisht që atëherë.
Is-presidenti i Interit, Masimo Morati, është i bindur se as me ndihmën e teknologjisë që ekziston sot, ai episod nuk do të ishte dhënë në favor të skuadrës së tij, siç pretendon shumëkush.
“Duhen eliminuar disa gabime në interpretim. Nëse do të kishte VAR në periudhën e kontaktit Ronaldo-Iuliano? Sinqerisht e marr të mirëqenë që do të ishte gjithsesi një gjyqtar në VAR dhe nuk kam shumë besim që edhe me ndihmën e teknologjisë do të na kishin dhënë penallti. Në atë periudhë, gjyqtarët ishin rreshtuar nga një anë e caktuar”, tha Morati në intervistën e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"