“Penalltinë e priti portieri, nuk e humbi sulmuesi”, heroi Qirko: Prekën e kam “bablokun” tim, ju tregoj “çelësin” e suksesit  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2024 | 21:46

“Penalltinë e priti portieri, nuk e humbi sulmuesi”, heroi Qirko: Prekën e kam “bablokun” tim, ju tregoj “çelësin” e suksesit  

Pano Qirko ishte heroi i Partizanit në derbi, teksa arriti t’i priste penalltinë Fatmir Prengajt në frymën e fundit të sfidës. Portieri vlonjat foli pas këtij momenti special, duke u shprehur:

bandicam 2024-12-01 21-39-17-184

“Në këto raste mendoj që penalltinë e pret portieri. Ndryshon kur sulmuesi godet shtyllën ose e dërgon jashtë. Në këto raste mendoj që e pret portieri.  

Mundohemi dita-ditës të stërvitemi dhe të përmirësojmë mangësitë. Me punë mund të arrihet gjithçka.  

Me qendërmbrojtësit kemi raporte shumë të mira, jemi gjithë kohës bashkë, argëtohemi dhe stërvitemi bashkë. Çelësi i suksesit është raporti i mirë me lojtarët, i cili pasqyrohet edhe në fushë. Me gjithë mbrojtësit ndihemi mirë dhe kuptohemi mirë. Prekën e kam “bablokun” tim. 

Penallti është pjesë e lojës. Është ndjesë që çdo lojtar do e donte. Falenderoj Zotin për këtë mundësi. Është pika kulminante për atë penallti, më e rëndësishme ishte që mos ta humbnim derbin”, u shpreh Qirko për “RTSH”.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"