Pep Guardiola i impresionuar nga Haland: Numrat e tij, si të Mesit dhe Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 21:30

Pep Guardiola i impresionuar nga Haland: Numrat e tij, si të Mesit dhe Ronaldos

Ndërsa shumë nga shokët e tij të klubit po luanin futboll ndërkombëtar gjatë verës, Erling Haland e shpenzoi atë duke ndihmuar babanë e tij të priste dru. Sulmuesi i Mançester Sitit, pa dyshim do të kishte preferuar të ishte në Europian me Norvegjinë, por ata nuk arritën të kualifikoheshin, kështu që ishte një verë me punët e shtëpisë dhe relaksimi.

skysports-erling-haaland-man-city_5921757

Dy ndeshje dhe ai ka shënuar katër gola, duke shtuar një tjetër trigolësh në koleksionin e tij në fitoren 4-1 të së shtunës kundër Ipsuiçit. Pep Guardiola flet me entuziazëm për shifrat e tij.

“Kam thënë disa javë më parë se ai ndihet më mirë se sezonet e mëparshme”, tha Guardiola pas fitores në “Etihad”. “Mbaj mend që ai tha përpara se ishte ende i lodhur, por këtë sezon pa Europian, ai erdhi shumë mirë. Sigurisht që ai nuk mund të luajë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, por ju e dini se sa i rëndësishëm është ai, duke shënuar kaq shumë gola”. 24-vjeçari ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i Premier Ligës në secilin nga dy sezonet e tij deri më tani në Angli.

Ai shënoi 36 gola në sezonin 2022-23 dhe 27 sezonin e kaluar. Tani ai është vetëm gjashtë gola larg nga 100 golat e parë me Sitin, një shifër edhe më e pabesueshme duke pasur parasysh se ai ka luajtur vetëm 101 ndeshje. “Numrat e tij janë qesharak”, tha Guardiola. “Ai mund të konkurrojë për sa i përket golave me Ronaldon dhe Mesin. Është një forcë e jashtëzakonshme për ne dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi atë. Shpresojmë që ai të jetë këtu për shumë e shumë vite”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"