“Për Burrelin refuzova ekipe nga Superiorja”, kapiteni Ferruku: Fitorja erdhi nga Hoti, është barrë e madhe të…
Florenc Ferruku së bashku me Hotin ishin dy heronjtë e Burrelit në triumfin 1-2 me përmbysje ndaj Flamurtarit. Kapiteni Ferruku ndau emocionet pas suksesit, teksa për mikrofonin e “RTSH Sport”, u shpreh:
“Të jesh kapiten është barrë e madhe për mua. Kam një shtysë të madhe që t’ia dal për ekipin. Kjo është detyra ime në çdo ndeshje. Në fillimet e mia kam luajtur numër 9, por nuk jam sulmues tipik. Kam qejf t’iu futem korridoreve, sepse edhe shpejtësinë e kam. Ndihem mirë në këtë pozicion.
Rëndësi ka që fituam në Vlorë. Ajo erdhi nga ana e Hotit. Kisha mundësi dhe në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Ndoshta nuk kisha mundësi për të marrë minuta, bëra hap pas për t’u kthyer te Burreli”, u shpreh Ferruku.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"