“Për golin e dytë më thanë që ishte i parregullt”, Magani: Nuk është një dramë që na mundi Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2022 | 15:19

“Për golin e dytë më thanë që ishte i parregullt”, Magani: Nuk është një dramë që na mundi Dinamo

Besa pësoi një humbje me rezultatin 0-2 përballë Dinamos në javën e 10-ë të Kategorisë së Parë. Trajneri i kavajasve, Gugash Magani, u shpreh i zhgënjyer nga mënyra se si u paraqit skuadra e tij dhe se kjo humbje do t’i sillte ata me këmbë në tokë.

magani

“Duke vazhduar paralelisht me fjalët që po thoni, ndeshja është 90 minuta. E kishim kundër një skuadër të mirë investuar, tamam si Superiore. Morëm një gol që duhej evituar. Skuadra mori në disekuilibër. Gjatë gjithë pjesës së parë ne ishim më të avantazhuar. E kemi kontrolluar lojën. Bëmë dy ndërrime në pjesën e dytë. Për golin e dytë më thanë që ishte offside. Nuk na falet momenti i kornes tonë. Është një humbje që na vë me këmbë në tokë. Kam parë një lloje euforiteti nga skuadre. Unë nuk i trembem asnjë skuadre në fushë. Po mundohemi të injektojmë mentalitetin tonë në skuadër. Nuk është një dramë që na mundi Dinamo.

Janë gjëra që nuk i vendosim ne. skuadra pati vazhdimësi. Por i tillë është futbolli. Për sa i përket pjesës së përgatitjes, ne jemi në gjendje optimale. Për s ai përket humbjes është një pauzë e mirë që të relaksohemi pak. Të vazhdojmë përpara”, u shpreh Magani për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"