“Për të bërë golin duhet të dalësh në sulm”, Mitaj: Nuk besoj se ishte një ndeshje e keqe
Mario Mitaj zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze, teksa ishte nga më të mirët në fushë, në barazimin pa gola që kuqezinjtë regjistruan në shtëpi ndaj Çekisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi i majtë deklaroi:
“Nuk besoj se ishte një ndeshje e keqe, por luajtëm mjaft mirë. Sipas mendimit tim duhet të mbajmë më shumë topin në zotërim, se nuk e mbajmë shumë. Vuajtëm në fillim se ishim duke vrapuar pas topit dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojmë e mbajmë më shumë.
Për të bërë golin duhet të dalësh në sulm. Të mbrojmë siç mbrojmë, por të krijojmë raste e të shfrytëzojmë më mirë. Ato 2-3 raste që kishim, t’i shfrytëzojmë më mirë”, u shpreh Mitaj për “Supersport”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"