“Për titull shoh bindshëm edhe Dinamon e Ilir Dajës”, Bitri parashikon derbin: Pa tifozë do dukej si miqësore, ja si përfundon ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2024 | 18:20

“Për titull shoh bindshëm edhe Dinamon e Ilir Dajës”, Bitri parashikon derbin: Pa tifozë do dukej si miqësore, ja si përfundon ndeshja

Eneo Bitri po shkëlqen në këtë sezon në kampionatin hungarez të futbollit me Gyor, me të cilin po bën mirë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, teksa ka shënuar gola e ka dhënë një asist. Por ish-kapiteni i Partizanit, nuk harron kurrë të hedhë sytë nga kampionati shqiptar dhe ndeshjet e të kuqve, siç ka treguar në një intervistë për “Sport News” në “News 24”.

dsfdsfdssffssfsfsfsfd

Gjatë bashkëbisedimit me moderatoren Trevisa Tufa, Bitri ka analizuar derbin, por edhe atë që pret në vazhdimësinë e kampionatit shqiptar, në një sezon që sipas tij sheh gjithsesi të avantazhuar të kuqtë.

Eneo je kthyer në golashënues në Hungari. Ke shënuar 4 gola deri më tani, 3 prej tyre në muajin nëntor. Duket se je përshtatur mjaft mirë atje…
Po është e vërtetë, kam katër gola dhe një asist. Është një ecuri mjaft e mirë nga ana ime dhe shpresoj që të vazhdoj kështu deri në fund të fazës së dytë të kampionatit.

Kush është objektivi që ke? A mendon se do vijosh aventurën në Hungari apo mund të lëvizësh sërish, sepse ke ndryshuar shpesh skuadër gjatë merkatove të kaluara?
Kjo ka ndodhur pasi nuk ka qenë zgjedhja ime. Unë u largova nga Norvegjia pasi skuadra ra nga kategoria dhe nuk kishte mundësi që të më paguante rrogën e lartë që kisha. Më pas shkova në Poloni dhe ja tani jam te Gyor. Jam i lumtur, kam gjetur veten dhe po bëj mjaft mirë, siç duket. Të ardhmen nuk e di të them të drejtën, në janar apo verë mund të ketë diçka, por jemi në pritje.

Nuk besoj se ekziston ndonjë opsion të rikthehesh te Partizani, por besoj që e ke parë këtë sezon. Si të duket ky sezon i tyre?
E kam ndjekur pothuajse çdo ndeshje Partizanin dhe kampionatin shqiptar çdo ndeshje kur kam pasur kohë. Këtë sezon, duket se është një ekip i pathyeshëm. Kjo është një ecuri mjaft e mirë dhe duket dora e trajnerit që ka bërë punën e vet.

Këtë fundjavë luhet derbi ndaj Tiranës. Ti e ke prekur vetë dhe e di se sa i rëndësishëm është. Si të duken të dyja skuadrat në këtë derbi të dytë sezonal? Mendon se ka një favorit?
Favorit e shikoj Partizanin, se ecuria tregon që është më mirë se Tirana. Por derbi nuk ka favoritë. Nuk është një ndeshje e zakonshme, është një emocion ndryshe, atmosferë ndryshe, nuk është ndeshje si të tjerat. Derbi ka specifikën e vet ku çdo lojtar ka përqednrimin maksimal dhe jep 100% në fushë që të marrë atë që do, fitoren.

Ndërkohë që rikthehen edhe tifozët në shkallët e stadiumit. Si e sheh ndeshjen edhe me prezencën e tyre?
Unë e kam provuar një derbi pa tifozë në periudhën e COVID-it. Tre derbi i luajtëm pa tifozë. Nuk e di, luhej një miqësore. Derbi aty e ka bukurinë. Futbolli luhet për tifozët. Pranimi i Apelimit për Tiranën është një vendim i mirë i Federatës.

Me ekipin që ka aktualisht Partizani, a mund t’i shkojë deri në fund garës për titull?
Partizani personalisht e shoh ekipin pretendent për titullin kampion. Mund të fus edhe Vllazninë, Egnatian, por edhe Dinamon që me Ilir Dajën pas janarit do të jetë një ekip i bindshëm për titullin kampion.

Rezultatin e ndeshjes do ma thuash?
Mendoj se Partizani fiton 3-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"