Përballja e liderëve, Oklahoma triumfon kundër Cleveland

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2025 | 15:22

Përballja e liderëve, Oklahoma triumfon kundër Cleveland

Në NBA janë luajtur dje pesë ndeshjet e radhës për sezonin e rregullt, teksa me shumë vëmendje u prit përballja e kryesuesve të konferencave, Oklahoma-Cleveland. Thunder nuk falën në fushën e tyre, teksa fituan me rezultatin e thellë 134-114.

Screenshot 2025-01-19 152159

Një ndeshje e dominuar nga vendësit, ku diferenca u bë që në dy periodat e para, aty ku Oklahoma krijoi një shkëputje të konsiderueshme në +26 pikë, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 75-49. Gilgeous-Alexander, udhëhoqi Thunder duke realizuar 40 pikë, mbështetur nga Dort me 22 pikë dhe Williams me 19.

Ndërkohë te Cavaliers, u dallua Garland, autor i 20 pikëve dhe 9 asistimeve, ndërsa zhgënjeu Mitchell, që nuk ishte në mbrëmjen e tij, pasi realizoi vetëm 8 pikë. Tashmë të dyja ekipet kanë të njëjtin numër fitoresh e humbjesh (34/ 6).

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Phoenix, që mundi 130-123 Washington, ndeshje ku për Suns shkëlqeu Devin Booker, autor i 37 pikëve, i mbështetur nga Durant me 23 pikë. Indiana, falë 54 pikëve të dyshes Siakam-Turner, triumfoi me rezultatin 111-100 ndaj Detroit në fushën e këtij të fundit.

Një paraqitje të mirë bëri skuadra e Clippers, që mundi 118-98 Portland. Vendimtar stoli i ekipit kalifornian, nga ku erdhën 46 pikë. Fitore të bukur regjistroi edhe Sacramento, teksa nuk fali në shtëpi, duke mundur në shifrat 132-127 Houston Rockets, ku DeRozan me 33 pikë bëri diferencën për Kings.

Screenshot 2025-01-19 152258

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"