Përballja Leverkusen – Milan, Ksabi Alonso i kujton kuqezinjve “plagën” e vitit 2005: Akoma flasim për atë natë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 15:55

Përballja Leverkusen – Milan, Ksabi Alonso i kujton kuqezinjve “plagën” e vitit 2005: Akoma flasim për atë natë

Bajer Leverkusen – Milan do të marrë jetë nesër në orën 21:00. Ndeshja e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampioneve pritet me mjaft interes dhe para saj ka folur Ksabi Alonso.

Xabi Alonso

Trajneri i Leverkusen vlerësoi Milanin. Po ashtu foli dhe për emocionet e finales së Champions në vitin 2005, kur Liverpul mposhti Milanin dhe Alonso ishte pjesë e ekipit anglez.

“Do të përballemi me skuadër të madhe, që ka kualitete individuale. Do të na duhet performanca më e mirë në fushë, por jemi gati. Nuk ka pasur shumë kohë për t’u përgatitur por është në rregull.

Kemi një plan, ndërkohë në 96 minuta gjithçka mund të ndodhë. E dimë stilin tonë të lojës dhe nuk pres një lojë si ndaj Bajern Mynih, por do jemi gati.

Ne nuk duam të na dominojnë, ato janë mirë në kundërsulme. Ata kanë shpejtësi dhe kualitet. Për ne do jetë ndeshje e madhe por në Champions të gjithë kundërshtarët kanë një nivel të lartë. Shpresoj që Morata nesër të mos jetë në ditën më të mirë.

Finalja e Champions kundër Milanit në 2005? Pas 20 vitesh akoma flasim për atë natë. Është një kujtim i bukur nga Stambolli, më pas 2 vite më vonë ne humbëm me Milanin por ajo fitore në 2005 ishte e pabesueshme.

Kanë kaluar 20 vite, duhet të mendojmë për nesër. Milan është gjithsesi historia e Champions. I kam ndjekur gjithmonë, që nga Saki te Kapelo”, u shpreh Ksabi Alonso.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"