Përballja me Skënderbeun, Laçi është gati për parakalimin e dyfishtë
Fitorja e djeshme e Bylisit ndaj Vllaznisë e zbriti Laçin në vend të fundit.
Një pozicion që kurbinasit besojnë se do ta mbajnë vetëm pak orë, pasi sot ata kanë një mundësi shumë të mirë për t’u shpëtuar dy vendeve të fundit që të rrëzojnë direkt një kategori më poshtë. Laçi pret Skënderbeun dhe në rast fitoreje do të ngjitej në kuotën e 15 pikëve, që do të thotë parakalim i korçarëve dhe Bylisit njëkohësisht, si dhe barazim pikësh me Tiranën.
Skuadra e trajnerit Françesko Moriero është e plotë dhe gëzon një formë goxha të mirë, çka jep besim për të e shpërdoruar 90-minutëshin e sotëm. Skënderbeu ka marrë vlerësimin e duhur nga ana e laçianëve, por ata janë të vendosur për të fituar sot në fushën e tyre.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"