Përballja në Champions, Arteta: Portugezët ende të fortë, edhe pa trajnerin e Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2024 | 18:22

Përballja në Champions, Arteta: Portugezët ende të fortë, edhe pa trajnerin e Junajtid

Shorti i Ligës së Kampioneve e vuri përballë një armiku të njohur Arsenalin, Sportingut të Lisbonës, me të cilin është përballur shpesh herë në të shkuarën në Europë, por kurrë më parë në Champions. Tani në stolin e portugezëve nuk është më Ruben Amorim, që e la detyrën për të marrë drejtimin e Mançester Junajtidit.

arteta

“Sportingu është ende skuadra e fortë që drejtohej pak javë më parë nga Ruben Amorim. Largimi i trajnerit nuk i ka bërë ata një skuadër më të dobët. Do të jetë një ndeshje po aq e vështirë kundër tyre”, tha trajneri spanjoll në prag të transfertës së sotme në “Jose Avalade”.

Pas largimit të Amorimit në “Old Trafford” dy javë më parë, Sportingu caktoi me shpejtësi trajnerin e ekipit rezervë, Zhoao Pereira, si zëvendësuesin e tij me një marrëveshje deri në vitin 2027. Ai është një figurë e njohur në klub, pasi i ka përfaqësuar ata në tre raste të veçanta gjatë ditëve të tij si futbollist, të cilat e panë të përfaqësonte Benfikën, Bragën, Valencian dhe Trabzonsporin. Si mbrojtës i djathtë, ai regjistroi 40 paraqitje për kombëtaren e Portugalisë dhe u grumbullua në “Euro 2012” dhe Kupën e Botës 2014 përpara se të varte këpucët në gozhdë me Sportingun nën drejtimin e Amorimit në vitin 2021.

Ai i kapërceu shpejt shkallët në radhët e menaxhimit, duke e nisur karrierën si trajner me skuadrën U-23, përpara se të kalonte në ekipin rezervë në fillim të këtij sezoni, të cilët luajnë në kategorinë e tretë të futbollit portugez.

Por tani atij i është besuar skuadra e parë dhe e pret një punë e madhe në Lisbonë. Sportingu renditet në vend të dytë të klasifikimit të fazës së ligës, me 10 pikë pas katër ndeshjesh, ndërsa Arsenali renditet i 12-ti me 7 pikë pas katër javësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"