Përballja në Champions e Barcelonës, Levandovski kërkon golin e 100-të
Një nga stimujt e ndeshjes së Barcelonës kundër Brestit është që Robert Levandovski të shënojë golin e tij të 100-të në Champions League. Sulmuesi 36-vjeçar e këkroi golin që në Beograd, pa ia dalë.
Dhe takimi i radhës me historinë është ndeshja e sotme kundër francezëve. Me sa duket arritjen e shifrës magjike ai e ka ruajtur për ndeshjen e 5-të në Champions, këtë herë shtëpi, para tifozëve blaugrana. Vetëm Kristiano Ronaldo (140) dhe Lionel Mesi (129) kanë shënuar 100 e më shumë gola në historinë e Champions. Polaku gjithsesi ka një mesatare më të mirë shënimi se dy “jashtëtokësorët”.
Për më tepër, vlen të kujtojmë se sulmuesi polak ka shënuar edhe golin e 700-të të klubit në kompeticionin më të lartë europian. Polaku ka shënuar 99 gola në Champions League me tri skuadra të ndryshme. Sulmuesi i lindur në Varshavë bëri debutimin e tij me Dortmundin. Me fanellën e verdhë e zi ai shënoi 17 gola në 28 ndeshje në të cilat mori pjesë në tre sezone.
Pas paraqitjes së tij të mirë në Dortmund, ishte Bajerni i Mynihut që nënshkroi me atë për t’u bërë “pyka” e tyre e referimit në majën e sulmit. Leva luajti gjithsej 78 ndeshje për bavarezët në tetë sezone, në të cilat shënoi 69 gola.
Me Barcelonën, Levandovski po luan sezonin e tij të tretë në Ligën e, megjithëse nuk ka pasur aq përvojë sa me Bajernin, me të cilin fitoi trofeun në sezonin 2019-2020. Me katalanasit ka shënuar 13 gola në 18 duele. Dy golat në Beograd e çuan në kuotën 99, tani mbetet dhe një hap drejt lavdisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"