Postuar: Dhjetor 13, 2024 | 22:51
Përballja Shqipëri-Serbi, trajneri Gvozdenoviç: Grup i fortë, do Zoti të fitojë…
Shorti i kualifikueseve të Botërorit, vendosi përballë Shqipërinë dhe Serbinë, të cilat bëjnë pjesë në Grupin K. Një koment të shkurtër në lidhje me këtë përballje e dha edhe trajneri serb i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, i cili në gjuhën shqipe deklaroi:
“Është shumë e thjeshtë, unë jam me këtë, që futbolli gjithmonë bashkon. Tani unë mendoj vetëm për futboll. Patjetër që grupi është i fortë edhe për Serbinë edhe për Shqipërinë. Unë vetëm mund t’iu them do Zoti të fitojë futbolli si gjithmonë dhe pastaj të fitojë kush është më i mirë”, u shpreh Gvozdenoviç.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"