VIDEO/ Gol spektakolar, VAR, penallti e humbur dhe protesta në Korçë! Skënderbeu mund Laçin dhe i largohet zonës së ftohtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 19:00

VIDEO/ Gol spektakolar, VAR, penallti e humbur dhe protesta në Korçë! Skënderbeu mund Laçin dhe i largohet zonës së ftohtë

Skënderbeu ka marrë tre pikë të arta për renditjen dhe moralin, teksa ka mundur një rival direkt si Laçi në një duel të ethshëm të luajtur në Korçë.

skenderbeu laci

Korçarët vinin në duelin e sotëm pas dy humbjesh radhazi dhe shihej që kërkonin më me ngulm një fitore, pasi sulmuan që në start dhe ia dolën që të gjenin golin me anë të Vaskez, në një pjesë të parë që e dominuan thuajse plotësisht.

Në të dytën, Laçi u mundua të reagonte dhe të kërkonte barazimin, të cilin e gjeti me një gol spektakolar të Traore. Por vetëm dy minuta më vonë, gjyqtari Koçi dha një penallti mes kontestimeve të miqve, të cilën Juri Merlim e humbi, por Bismark u tregua i aftë që në vazhdimin e saj të çonte topin në rrjetë.

Korçarët më pas ruajtën me shumë kujdes avantazhin, duke u kthyer të fitoret në kampionat dhe duke u larguar nga fundi i tabelës, ku mbetet gjithnjë e më shumë i vetëm ekipi i Laçit.

SKËNDERBEU-LAÇI 2-1
20′ Vaskez, 78′ Bismark / 70′ Traore

NGJARJET KRYESORE:

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Skënderbeut.

90’ Jepen 8 minuta shtesë.

90’ Harkim në zonën e vendasve, Melo me kokë provon por nuk gjen portën.

87’ Rashica i lë vendin në fushë Dumfur në radhët e Skënderbeut.

85’ Dy tentativa radhazi të Melos, i cili me kokë çon sferën në duart e portierit Alia.

80’ Bibo ndëshkohet me karton të verdhë.

78’ GOOOL SKËNDERBEU! Juri Merlim ndalet nga Dajsinani në gjuajtjen nga pika e bardhë, por aksioni vazhdon dhe mesfushori prek sferën që kthehet në asist për Bismark, i cili shënon duke kthyer ekipin në avantazh. (VIDEO)

77’ Doka dhe Krasniqi hyjnë në fushë në vend të Vangjelit dhe Janaqit në radhët e Skënderbeut.

72’-76’ Çuçka rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kurtin dhe gjyqtari Koçi bën shenjë nga pika e bardhë. Ai ftohet nga VAR të rishohë aksionin pas protestave të kurbinasve dhe pas vëzhgimit në monitor, i qëndron vendimit të tij. (VIDEO)

70’ GOOOL LAÇI! Prodani harkon nga e majta në mënyrë perfekte, e tillë është edhe e gjuajtja fluturimthi e Traore i cili mposht portierin Alia. (VIDEO)

67’ Prodani nga e majta nis një top interesant në zonë, Gërço devijon aq sa për të mos lejuar Tresën në anën tjetër që të gjuante në portë.

64’ Opeh i lë vendin Limas në radhët e Laçit.

62’ Kundërsulm fantastik i Rashicës, i cili del para portës por gjuajtja e tij devijohet jashtë nga Dajsinani. (VIDEO)

57’ Zëvendësime te të dy skuadrat me Lleshin i cili i lë vendin Kurtit, ndërsa Çuçka merr vendin e Nikajt.

54’ Lleshi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm, korçarët kërkojnë një karton të dytë të verdhë, por Koçi sinjalizon vetëm faull. (VIDEO)

53’ Një tjetër rrëzim i Nikajt në zonë pas një ndërhyrje të Prodanit, gjyqtari vazhdon lojën dhe VAR konfirmon se nuk ka penallti. (VIDEO)

52’ Nikaj niset në fundore nga e djathta dhe rrëzohet në një dyluftim me Lleshin. Loja vazhdon me rivënie nga kurbinasit. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me tre zëvendësime te Laçi pasi Cena, Papa dhe Bullari i lënë vendin në fushë Ballhysës, Traore dhe Bibos.

45’+3’ Mbyllet me avantazhin 1-0 për Skënderbeun pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Pas një goditje këndi, topi harkohet në shtyllën e parë ku Papa me kokë gjuan por gjen përgjigjen spektakolare të Alias. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Juri Merlim ndëshkohet me karton të verdhë gjithashtu për një tërheqje fanelle.

40’ Cena përfundon në listën e lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë.

37’ Gërço nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku Juri nuk arrin për të devijuar në portë.

36’ Juri pason për Bismark, Opeh gabon kohën e ndërhyrjes por Dajsinani zgjidh gjithçka me daljen e tij duke mbërthyer topin para sulmuesit.

35’ Laçi merr iniciativën në këto minuta në kërkim të barazimit, por harkimet në zonë nuk gjejnë sulmuesit e kurbinasve.

31’ Opeh ndëshkohet me një karton të verdhë pas një faulli ndaj Rashicës i cili po nisej në sulm në krahun e majtë.

26’ Melo gjuan, por sfera devijohet dhe kthehet në asist për Papën. Gjuajtja e këtij të fundit është përsëri e gabuar dhe nuk sjellë rrezik për portierin Alia. (VIDEO)

26’ Tresa nga e djathta pason në qendër ku Rabiu largon topin para gjuajtjes së Bullarit.

23’ Gërço shfaqet përsëri para Dajsinanit në të majtën, portieri me këmbë ndal gjuajtjen e tij dhe shmang një tjetër gol.

20’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një goditje nga këndi, topi devijohet nga Gërço dhe shkon te Vazskez i cili i vetëm para portës shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

19’ Juri nga e djathta e sulmit lëshon një gjuajtje të fortë, sfera devijohet dhe kalon mbi traversë.

18’ Papa shfaqet i vetëm para portës por nuk ia del të gjuajë siç duhet dhe topi shkon në duart e portierit Alia.

14’ Bismark niset drejt zonës dhe rrëzohet pas një përplasje me dy mbrojtës të Laçit. Gjyqtari Koçi vazhdon lojën.

12’ Gërço niset në zonë nga e majta, pas asistit të Janaqit. Gjuajtja e anësorit të mbrojtjes nuk është e duhura dhe topi shkon jashtë.

9’ Tresa harkon nga e djathta, Bullari ul topin me kokë por sfera shkon në duart e portierit Alia.

9’ Pas një tjetër harkimi në zonë, Vaskez është në pozicion dhe me kokë largon sferën.

7’ Një top nga e djathta vë në vështirësi portierin Alia i cili tregohet i pasigurt, por jo mbrojtësi Vaskez i cili largon rrezikun duke çuar sferën në këndore.

4’ Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Dajsinani grushton dhe largon rrezikun.

3’ Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Bismark i cili po nisej drejt zonës.

1’ Nis dueli në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Prençi, Gërço, Vangjeli, Janaqi, Rabiu, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

LAÇI: Dajsinani, Lleshi, Mjaki, Papa, Opeh, Kryeziu, Prodani, Cena, Tresa, Melo, Bullari.
Trajner: Armando Cungu

sadsasasdaasdsad

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"