Postuar: Shkurt 2, 2025 | 21:08
Përfituan nga humbja e Realit, trajneri Flik: Po flija kur ata po luanin, mund të pyesni gruan time
Barcelona mposhti sot Alaveshin me rezultatin 1-0. Kështu fitoi 3 pikë me vlerë, që e dërgojnë 4 pikë prapa Realit. Madrilenët humbën ndaj Espanjol dhe për këtë katalanasit përfituan.
Pas fitores së vyer, foli trajneri Hansi Flik. Ky i fundit tha se Barcelonës i nevojitet të ushtrojë presion për të rikuperuar pikët.
“Sot u përgjigjëm mirë sepse ishte ndeshje e vështirë me Alavesh dhe ato mbrohen mirë. Atletiko dhe Real Madrid janë skuadra fantastike, duhet të bëjmë punën tonë.
Jemi disa pikë prapa, kështu që duhet të fitojmë. Duhet t’i ushtrojmë presion atyre.
Çfarë po bëja kur Reali luante? Po flija. Unë isha duke fjetur, dhe ju mund të pyesni gruan time”, u shpreh Flik.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"