Përgatitje intesive në prag të derbit me Dinamon/ Taipi është gati, Bintsuka në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 21:23

Përgatitje intesive në prag të derbit me Dinamon/ Taipi është gati, Bintsuka në stërvitje

Nën drejtimin e trajnerit Veselinoviç, Partizani vijon me intensitet serinë e stërvitjeve me nga dy seanca në ditë. Lajmi i mirë i këtyre ditëve është rikuperimi i plotë i Gjelbrim Taipit, i cili pas ndeshjes me Teutën është stërvitur normalisht me grupin.

partizani2

Pas kombëtareve ai pritet të jetë tërësisht gati për të luajtur kundër Dinamos, megjithëse vështirë ta nisë si titullar. Pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë të gatshëm, teksa dihet tashmë se pesë lojtarë nuk janë pjesë e organikës për shkak të aktivizimit me kombëtaret. Në seancat stërvitore është kthyer edhe Arshonzh  Bintsuka, i cili nuk udhëtoi dot drejt Kongos për të luajtur me përfaqësuesen e vendit të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"