Përgatitjet në prag të kampionatit të Kategorisë së Dytë. Sopoti i tregon “dhëmbët” Shkumbinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 12:35

Përgatitjet në prag të kampionatit të Kategorisë së Dytë. Sopoti i tregon “dhëmbët” Shkumbinit

Pas barazimit pak ditë më parë më Egnatia U-21, peqinasit kanë zhvilluar një tjetër miqësore paraditen e së shtunës. Përballë  Shkumbinit janë rreshtuar miqtë e Sopotit të Librazhdit.

shkumbini

Pjesa e parë dhuroi dy gola, ku të parët kanë qenë miqtë që e kanë gjetur rrugën e rrjetës. Librazhdasit pas 20 minutash lojë shpërthejnë brenda zonës peqinase me Rreshkën, që me qetësi dërgon topin në rrjetë. Megjithatë, peqinasit kanë diktuar lojën gjatë gjithë pjesës së parë. Në të 30 minutë, një goditje  e kalibruar nga jashtë zone e kolumbianit Viera Lemos ka lënë të shtangur Hasfatijën.

Në 45 minutat e dyta, të dy ekipet kanë aktivizuar lojtarët e rinj që kanë pasur në dispozicion. Në të 70-ën, ka qenë radha e Micit për të marrë një inkursion në të djathtë. Ai hyn brenda zonës, godet saktë dhe shënon golin e dytë për Sopotin. Në minutën e 85-të, traversa i mohon një gol Nayarës së miqve, por jo fitoren.

 

LULZIM RESULI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"