Përgatitjet për sezonin e ri, Luftëtari “nxjerr flakë” në miqësoren e luajtur në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2024 | 15:40

Përgatitjet për sezonin e ri, Luftëtari “nxjerr flakë” në miqësoren e luajtur në Greqi

Në kuadrin e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik ekipi i Luftëtarit ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën greke A.O.Neohorpulo të provincës Metsovo të Janinës, skuadër e Kategorisë së Tretë.

luftetari

Luftëtari fillimisht aktivizoi: Birja, Tuni, Çulli, Mukoj, Glaubert, Gaba, Ramadani, Vucaj, Dulaj, Mirani, Diamanti. Në vazhdimësi u aktivizuan edhe pjesa tjetër e ekipit. Luftëtari fitoi 5-0 me gola të shënuar nga Vucaj, Diamanti, Ziaji, Çulli dhe Mërkuri. Sipas drejtorit teknik Arben Çoni, rezultati nuk ishte në plan të parë, pasi janë në fazë përgatitore dhe takime të tilla na japin mundësinë që skuadra të konsolidohet. Me 5 shtator pritet të luhet një miqësore me Flamurtarin.

Gëzim Beqiri-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"