Përgjoni i pafat, edhe një muaj tjetër pushim prej dëmtimit për kapitenin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 15:40

Përgjoni i pafat, edhe një muaj tjetër pushim prej dëmtimit për kapitenin e Tiranës

Florjan Përgjoni do të qëndrojë edhe një muaj pushim. Kapiteni humbet gjithë shtatorin dhe rrezikon tetorin.

Florjan-Pergjoni-1

Shkak është bërë dëmtimi në këmbë. Më saktë, lojtari ka krisur këmbën dhe prej sfidës miqësore me Skënderbeun nuk ka luajtur më asnjë minutë. Në fillim u tha se do të ishte gati pas sfidave të ekipit kombëtar, por situata nuk është e mirë. Me krisjen që ka në këmbë, lojtari nuk po stërvitet dot dhe mjekët nuk po e përshpejtojnë riaftësimin e tij.

Nga ana tjetër, Shkëmbi kërkon që të ketë të gjithë gati për takimin kundër Bylisit. Skuadra luan transfertën e tretë në kampionat nga katër takime, edhe pse sfida me Egnatian, ku ishte pritëse u luajt në Durrës. Bardheblutë janë skuadra për rekord, pasi në katër javë asnjë minutë nuk e kanë luajtur në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"