Periudha te Juventus, rrëfimi i ish-mesfushorit: Dridhesha nga emocionet, por më qetësoi legjenda Del Piero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2024 | 15:29

Periudha te Juventus, rrëfimi i ish-mesfushorit: Dridhesha nga emocionet, por më qetësoi legjenda Del Piero

Emanuele Xhakerini rikthehet edhe njëherë të flasë për periudhën e tij te Juventusi, emocionet e ditëve të para e mbi të gjitha raportin me Antonio Konten, i cili sipas tij është një person i madh. “Në dhomat e zhveshjes ulem menjëherë aty ku Nedved ishte ulur pak kohë më parë dhe emri i tij ishte ende i shkruar.

xha

Isha vetëm dhe vjen Del Piero. Unë nuk flisja dot, po dridhesha nga emocionet. Del Piero është një person fantastik që më bëri të ndihesha menjëherë si në shtëpi. “Nëse je këtu është sepse ti e meriton, tani gjithçka është në dorën tënde”, më tha. Në stërvitje nuk ndjeja presion dhe bëra një fazë përgatitore të mirë. Në sfidën e parë ndaj Parmës e ndjeva vërtetë peshën e fanellës. 15 ose 20 ndeshje me Juven, janë të barabarta me 35 të klubeve të tjera”, shprehet fillimisht Xhakerini që flet më pas për raportin me Konten.

“Pas ndeshjes së parë, trajneri më dërgon një mesazh ku më shkruante se e kuptonte mjaft mirë vështirësinë e fillimit, por se priste më shumë nga mua. Konte më ka ndryshuar. Të gjithë kishin shumë besim te mua, por konte më ka bërë të kuptoj shumë gjëra. Është një trajner që do vetëm të fitojë, e ndjen gjithmonë presionin. Nga të gjithë trajnerët që kam pasur, ajo që më ka bërë më shumë përshtypje tek ai ishte humanizmi. Të bënte të ndiheshe gjithmonë i rëndësishëm si njeri dhe si futbollist. Këtë gjë e kishte edhe jashtë fushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"