Përmbysja kundër Çelsit, Guardiola: Na pret një tjetër finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2025 | 17:41

Përmbysja kundër Çelsit, Guardiola: Na pret një tjetër finale

Pep Guardiola thotë se blerja e re e Sitit, Ab dukodir Khusanov, do ta harrojë debutimin e vështirë në Premier Ligë me Sitin, pas gabimit të mbrojtësit uzbekistanas, në fitoren 3-1 ndaj Çelsit në shtunën. 20- vjeçari, i cili mbërriti nga Lensi vetëm të hënën e shkuar, bëri debutimin së bashku me sulmuesin Omar Marmush.

Screenshot 2025-01-27 174108

Por ai pati një fillim të vështirë, ndërsa një top i gabuar i kthyer pas me kokë në minutën e tretë, u shfrytëzua nga Çelsi që shënoi golin e parë me Madueken. Presioni u rrit ndërsa Khusanov u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë. Por ai e rimori veten dhe bëri një bllokim vendimtar që Sanço të mos shënonte golin e dytë për Çelsin, përpara se Siti të barazonte me meritë me Gvardiolin. Pas pushimit, dominimi i Sitit u shpërblye me një parabol spektakolare të Erling Halandit, përpara se një gol i vonë i Fodenit të vuloste përmbysjen.

Duke reflektuar mbi fitoren, e cila e ngjiti Sitin në vendin e katërt, trajneri Guardiola tha se i riu vetëm do të përfitonte dhe do të mësonte nga kjo eksperiencë. “Ajo që mendova është se nuk ishte nisja më e mirë, apo jo? Ai do të nxjerrë mësimet; ai është i ri dhe ka ardhur për shumë vite këtu”, theksoi Pep.

“Nuk është e lehtë. Më pëlqen reagimi i shokëve të tij. Ai bëri vetëm një seancë stërvitore. Ai do të mësojë. Ai është i ri dhe do të marrë një mësim nga kjo”. Fitorja, jo vetëm që e zgjati rekordin e pathyeshmërisë së Sitit në ligë në vitin 2025, por gjithashtu i dha një nxitje morale skuadrës përpara ndeshjes vendimtare të Champions-it të mërkurën me Bryzhin. “Ne nuk ishim të jashtëzakonshëm kundër Çelsit, por ne e mbajtëm topin shumë dhe bëmë shumë pasime,” shtoi trajneri i Sitit.

“Lojtarët nuk e njohin ende lëvizjen e Marmushit, por në situatën që jemi, arritëm një fitore 3-1 ndaj Çelsit dhe është shumë e rëndësishme për ne përpara finales sonë të mërkurën dhe për pjesën tjetër të Premier Ligës”.

Screenshot 2025-01-27 173934

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"