Pesë gola në pjesën e dytë, Skënderbeu triumfon në miqësoren ndaj Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 18:16

Pesë gola në pjesën e dytë, Skënderbeu triumfon në miqësoren ndaj Devollit

U luajt pasditen e sotme prej orës 16:00, në stadiumin e qytetit të Bilishtit, dueli miqësor mes Devollit dhe Skënderbeut që përfundoi me rezultatin 1-4 në favor të skuadrës korçare. 

devolli-skenderbeu

Interesant është fakti që të pestë golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë. Ai që zhbllokoi sfidën ishte Vangjeli në minutën e 62-të, ndërkohë që skuadra e Gvozdenoviç arriti të gjente edhe 3 herë të tjera rrugën  e rrjetës me Jurin, Gercon dhe sulmuesin e afruar së fundmi në merkato Tajo. 

Golin e nderit për skuadrën e Devollit e shënoi Hasa në minutën e 80-të. Ky test i shërbeu trajnerit Gvozdenoviç, për të mbajtur në tonus lojtarët në prag të duelit ndaj Teutës, i planifikuar të zhvillohet ditën e mërkurë, ndërkohë që për Devollit që militon në Kategorinë e Dytë, sezoni starton më 22 shtator. 

Devolli-Skënderbeu 14 

Shënues: Hasa 80′ / Vangjeli 62’, Juri 72’ (11-m), Gerco 75’, Tajo 79′ 

Devolli: Diego, Soza, Ibrahimi, Frenklin, Staro, Ivani, Hasa, Artur, Emanuel, Çuko, Dalipi. Trajner: Trifon Meraku 

Skënderbeu: Roku, Vaskez, Gift, Zenullari, Shaqe, Pecani, Krasniqi, Nerguti, Grezda, Xhixho, Tare. Trajner: Ivan Gvozdenoviç (U aktivizuan:  Alia, Prençi, Rabiu, Vangjeli, Gerco, Merlim, Kamleu, Ramos, Latifi, Tajo, Doka) 

Gjyqtarë: J. Potka, Sh. Shaholli, J. Hutka (Korçë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"