Pesë ndeshje pa pësuar gol nga tetë, portieri Abalora: Elbasani pafat, kampionati nuk është i keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2024 | 19:43

Pesë ndeshje pa pësuar gol nga tetë, portieri Abalora: Elbasani pafat, kampionati nuk është i keq

Teuta dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë në javën e 11-të të Superiores. Ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll me rezultatin 0 me 0.

bandicam 2024-10-31 19-38-00-558

Pas ndeshje foli portieri i Elbasanit, Razak Abalora, i cili mbajti të paprekur portën e verdhebluve.

“Falenderoj për titullin lojtar i ndeshjes. Nuk është i lehtë kampionati, po bëjmë shumë mirë. Dhe sot ndeshje e vështirë ku ishim dhe të pafat, në fund të fundit një barazim.

Kampionati nuk është i keq, ndihem mirë tek Elbasani, ato që menaxhojnë skuadrën po bëjnë mirë. Jam shumë i lumtur këtu.

Unë dua të luaj me topin në këmbë, por ndonjëherë situatat janë që duhet të luaj me topin e gjatë, dhe pse nuk më pëlqen duhet t’i përshtatem situatës”, u shpreh Abalora për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"