Postuar: Nëntor 2, 2024 | 17:22
PESHËNGRITJE/ Europiani U-20, Franko Ferra e mbyll i katërti mes gjashtë konkurrentëve
Shqipëria ka mbyllur pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian U-20 të peshëngritjes, aktivitet që po mbahet në Poloni.
Pas Ertjan Kofshës që fitoi një medalje ari dhe dy argjendi të premten, sot ishte radha për Franko Ferrën. Shtangisti i skuadrës së Elbasanit garoi në peshat 109 kg, në një kategori me vetëm gjashtë konkurrentë pjesëmarrës.
Ferra nuk mundi të futej në zonën e medaljeve, teksa e mbylli garën me tri vende të katërta, në shkëputje me 155 kg, në shtytje me 182 kg dhe në dygarësh me 337 kg.
Rezultate të kënaqshme për Ferrën, i cili rikthehet në garat ndërkombëtare pas disa problemesh me dëmtimet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"