Pezullim model për fyerje raciste, futbollist i U19 të Shqipërisë bëhet shembull
Mesfushori i Kombëtares shqiptare U19, Klaus Kashari, është bërë protagonist i një episodi të pakëndshëm në Itali. Djaloshi i cili luan me skuadrën e të rinjve të Feralpisalo, është ndëshkuar me një pezullim afatgjatë pas një fyerje raciste kundër një rivali të tij në ndeshjen e fundjavës ndaj Sudtirol.
Lojtari shqiptar u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë të ndeshjes pasi u konstatua që në fushë se i kishte drejtuar një fyerje me sfond racist një kundërshtari të tij. Episodi në fjalë kaloi në organet disiplinore të Federatës Italiane dhe mesfushori shqiptar, u dënua me 10 ndeshje pezullim.
Përveç kësaj, edhe klubi i Feralpisalo ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se do të marrë masa ndaj futbollistit, teksa distancohej nga një sjellje e tillë. Klubi sot kërkoi edhe një herë publikisht falje për këtë sjellje të lojtarit, teksa pritet të mësohet se çfarë ndëshkimit do të ketë për djaloshin shqiptar i cili me fanellën kuqezi ka luajtur të tre ndeshjet e eliminatoreve të Europianit U19 një muaj më parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"