Postuar: Qershor 18, 2024 | 21:32
Trajneri i minjohur, Mirel Josa, ishte i ftuar në News 24, në “Euro 24”, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, teksa në analizën e tij, ndër të tjera u shpreh:
“Ne nuk duhet të merremi me të shkuarën e lojtarëve, pra të merremi me gjendjen aktuale. Nuk jam dakord me këtë, lojtari ka luajtur shumë apo lojtari ka luajtur shumë.
Unë e kam problemin me Brojën, ne presim shumë prej tij. Ai duhet të mësojë të lëvizi, kjo detyrë i del trajnerit. Nuk duhet të mbetet i vetëm, duhet të ketë mbështetje.
Pika e dobët e Kroacisë? Brozovic. Nuk është problemi se presioni është mbi ta. As ne nuk do ta kemi problem presionin.Të gjithë përgatisin ndeshjen. Kroacia ka presion sepse ka humbur 3-0 nga Spanja. Ka të bëjë psikologjia, nuk besoj se lojtarët tanë do jenë keq psikologjikisht.
Parashikimi Shqipëri-Kroaci? Barazim” – tha ai.
PANORAMASPORT.AL
UVIL ZAJMI
BESNIK DIZDARI