Pikantet e sfidës në “Loro Boriçi”/ Bylis U-19 fle në stadium, ka ofendime për Xhaferin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 22:39

Pikantet e sfidës në “Loro Boriçi”/ Bylis U-19 fle në stadium, ka ofendime për Xhaferin

Prania e tifozëve nuk është edhe aq e shumtë në stadium, pavarësisht se çmimet e biletave kanë qenë thuajse simbolike.

BYLIS U19

E gjithashtu moti ka qenë i favorshëm në Shkodër. Këto janë disa nga momentet pikante që “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj nga ndeshja Vllaznia-Bylis e luajtur dje në “Loro Boriçi”.

* Ndeshja e 100-ë për Bekim Balajn me fanellën e Vllaznisë dhe ishte golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në klubin shkodran Vioresin Sinani që i ka dhuruar bluzën me numrin 100 kapitenit kuqeblu Bekim Balaj.

* Tifozët “Ultras” u vendosën në një prej këndeve të tribunës përkarshi, ndryshe nga herët e tjera ku ishin vendosur te tribunat pas porte. Reagimi i tyre gjatë fillimit ka qenë i ashpër ndaj drejtuesve të Vllaznisë. Ofendimet nga presidentit Xhaferi janë përkthyer edhe me daljen e tyre nga stadiumi.

* Në stadium të pranishëm ishin edhe lojtarët U-19 të Bylisit të cilët pasi fituan me Vllazninë U-19, me shifrat 2-1, u munduan të shihnin ndeshjen e ekipit të parë, por nga lodhja, i kanë futur edhe një sy gjumë në shkallët e “Loro Boriçit”.

* Vihet re që trajneri Egbo i Bylisit mban në duar shumicën e kohës një letër. Aty mban shënime që shpesh ia transmeton lojtarëve.

* Pas një vonese disa minutëshe, gjyqtari Vrapi vendos për penallti në favor të Bylisit. Fakt që nxeh shumë Brdariç, që i drejtohet dikujt në stolin e ballshiotëve me fjalët: “Qepe gojën”.

* Në një moment hapen impiantet e ujit në stadium. Loja ndalohet derisa sistemi të fiket.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"