Pikante nga Flamurtari- Apolonia/ Nga FSHF te trajneri i fierakëve, “lumë” ofendimesh nga tifozët vlonjatë. Mërgjyshi: 99% jam i ikur
Sinan Idrizi nuk e ka ndjekur nga afër takimin. Presidenti i Flamurtarit nuk gjendej në Vlorë. Në tribunë e zëvendësonte djali i tij, Ensari, me sekretarin e klubit Alfred Ferko. Në tribunën qendrore ishte i pranishëm edhe presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, i cili ndryshe nga herët e tjera, ishte vetëm dhe pa bashkëshorten.
-Fabjan Beqja dhe Valentino Murataj kanë ndjekur ndeshjen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndërsa në pjesën tjetër të tribunës gjendej Vasil Shkurtaj së bashku me familjen e tij.
-Shumë vajza dhe gra dje në stadiumin e Vlorës. Gjithashtu edhe një prezencë e lartë e tifozëve, edhe pse hyrja në tribunën qendrore ishte me pagesë.
– Në pjesën e dytë tifozët kanë hedhur ofendime në kor ndaj FSHF-së dhe delegatit të ndeshjes.
– Një tifoz fiksohet pas trajnerit të Apolonisë, Artan Mërgjyshi, pasi gjatë gjithë pjesës së parë e ka ofenduar pa pushim. Pas daljes me të kuq, trajneri i fierakëve e ndoqi ndeshjen pranë derës që të çon në tunel.
– Ish-trajneri Dritan Resuli është kthyer në një tifoz i rregullt i Flamurtarit. Pas një periudhe relativisht të gjatë mungese, ish- trajneri po ndjek tashmë çdo takim që luhet në Vlorë.
Ankesa për gjykimin dhe ofendimet, Artan Mërgjyshi jep dorëheqjenArtan Mërgjyshi ka paraqitur dorëheqjen nga Apolonia pas ndeshjes me Flamurtarin. Trajneri e ka konfirmuar lajmin ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ai tha se merr përgjegjësinë për nisjen jo të mirë të kampionatit. Ai në prononcimin e tij nuk e fshehu pakënaqësinë për gjykimin dhe për ofendimet që mori nga tribuna e tifozëve. “Ishte një humbje e thellë. Ne ishim përgatitur, pasi Flamurtari ka një skuadër të fortë dhe pretendente. Ishin agresivë, sidomos në pjesën e parë. Flamurtari e meritoi fitoren, ndërsa ne kemi problemet tona. Kemi shumë mungesa në formacion. Kemi pak lojtarë në organikë, lojtarë që nuk kanë marrë fazë përgatitore të plotë për shumë arsye dhe kjo ndikonin në zgjedhjet e lojës. Gjithsesi, problemet janë tonat dhe më vjen keq, por edhe gëzohem në një ambient si ky në Vlorë që ka arbitra Superlige, të cilët duhet ta drejtojnë ndeshjen me kompetencë. Por është e pakuptueshme që goli i parë i Flamurtarit ishte një faull i dukshëm dhe pastaj arbitri tregohet shumë rigoroz për të zbatuar rregulloren. Unë kisha 20 minuta, që një person e ktheu personale ndaj meje, me ofendime ndaj familjes time. Në momentin që unë i kthehem, gjyqtari tregohet i gatshëm të më nxjerrë mua. Rregullorja e thotë qartë, se kur kthehet personale, ai person duhet të dalë nga stadiumi. Gjithsesi, unë e kontrollova veten, por këto gjëra nuk duhet të ndodhin, sidomos në Vlorë ku luhet mirë futboll. Por disa njerëz prishin imazhin e qytetit të Vlorës. Patjetër mund të shmangej, duhet të isha treguar besoj pak më i qetë. Gjithsesi ai episod, goli i parë i Flamurtarit, ndryshoi shumë rrjedhën e lojës. Unë marr përgjegjësinë për humbjen dhe për këtë situatë të nisjes së kampionatit. Pavarësisht kësaj, trajneri duhet të marrë përgjegjësinë. Me 99% unë do të largohem, do të paraqes dorëheqjen. Ndoshta janë emocione pas ndeshjes, por jam i bindur në vendimin tim”, përfundon Mërgjyshi.
E.SIKA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"