Pikantet e Bylis-Elbasani/ Abalora si Egbo dikur, Hasani shfryn kundër Tsagues
Rreth 800 tifozë kanë ndjekur sfidën e djeshme në Ballsh, madje nuk mungonin edhe afro 150 fansa nga qyteti i Elbasanit, të cilët të organizuar kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Në këtë ndeshje, “Panorama Sport” ju sjell atë që nuk është parë në TV.* Rikthehen ultras “Bylinët” në Ballsh me banerin e tyre. Nuk munguan edhe “Tigrat verdheblu” nga Elbasani.
* Arian Bellai, ish-trajneri i Bylisit dy vite më parë dhe sezonin e kaluar, aktualisht trajneri i Vorës ka ndjekur nga afër sfidën.
* Shumë ish-ë në sfidën e Ballshit. Te vendësit, Nevil Dede, vjet ka qenë trajneri që ngjitur për herë të parë AF Elbasanin në elitë, ndërsa te miqtë Orges Gava dhe Xhonatan Lajthia kanë qenë më parë pjesë e Bylisit, në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.
* Për shkak se i binte dielli në fytyrë, në pjesën e dytë, portieri mik Alabora është parë që të luajë me kapele të bardhë, çka rrallë ka ndodhur vitet e fundit në vendin tonë nga një portier! Vite më parë, portier me kapele, luante Emanuel Egbo, ish-trajneri i Bylisit.
* Një moment irritimi nga Edon Hasani në momentin që priste pasimin e munguar nga Tsague. Mesfushori shfryn ndaj shokut të skuadrës duke e ofenduar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"