Pikantet e Bylis-Laçi/ Gjyqtari hutohet te zëvendësimet, protestat të shumta për kartonët në Ballsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2024 | 18:10

Pikantet e Bylis-Laçi/ Gjyqtari hutohet te zëvendësimet, protestat të shumta për kartonët në Ballsh

Bylisi barazoi 0 me 0 përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Panorama Sport iu sjell më poshtë dhe pikantet e këtij takimi.

lac

*Një numër i paktë tifozësh në Ballsh, por që ka ardhur në rritje, pasi sfida është luajtur në ditë jave. Në takimin me kurbinasit ndeshja është ndjekur nga afro 500 tifozë!

* Sulovari si lojtar dhe Nevil Dede si trajner vite më parë kanë qenë pjesë e Laçit, kurse Enriko Papa ka veshur fanelën e Bylisit në Superiore një dekadë më parë.

* Mosmarrëveshje në momentin e ndërrimit, ndonëse dolën tre lojtarët e Bylisit, Marku, Malomo dhe Sulovari i dëmtuar, u futën Mahmuti e Treni por për Gjatën po hezitonte arbitri për shkak se mendonte se duhej të dilte edhe një lojtar, por që zv.trajneri i Bylisit dhe kapiteni Abazaj i kanë ardhur në ndihmë teksa sulmuesi Gjata është lejuar të futet në fushë!

* Protesta te kartoni i kuq i Oforit, madje një nga zyrtarët e Bylisit në stol i kujton kryesorit Tresën që e ka falur në disa momente faulli.

“Po Tresës pse nuk ia nxore të verdhën, apo bëhej me katër”, ka qenë irritimi i vendësve në fund!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"