PIKANTET E BYLIS-TIRANA/ “Sikur po luajmë për herë të parë”, Shkëmbi e ka me lojtarët e tij. Ka festë të çmendur në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 22:57

PIKANTET E BYLIS-TIRANA/ “Sikur po luajmë për herë të parë”, Shkëmbi e ka me lojtarët e tij. Ka festë të çmendur në fund

Në ndeshjen mes Bylisit dhe Tiranës, ka pasur disa momente pikante, të cilat “Panorama Sport” ua sjell lexuesve:

bylis

– Kanë kaluar katër javë dhe Bylisi jo vetëm që ka luajtur me 4 formacione të ndryshme, por ajo që bie në sy është se ka pasur debutime në çdo sfidë… Kristo Mici ka hyrë si zëvendësues, madje edhe ai ka luajtur sfidën e parë për këtë sezon me Bylisin.

– Nuk munguan në Ballsh tifo-grupi “Fanatiks”, në çastin e nisjes së takimit dhe janë parë që të hyjnë në stadium afro 15 minuta me vonesë, ndërsa janë vënë re një numër prej 100 fansash miq.

-Bledi Shkëmbi çmendet pas golit të parë të Përgjonit. Në një moment i thotë stafit të tij: “Sot jemi sikur luajmë për herë të parë”.

-Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, e ka ndjekur sfidën në krah të vëllait të tij, Agron Kapllanaj, ndërsa në anën tjetër të tribunës “VIP” kanë qëndruar presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe njerëz të tij të afërm. Në fund të dy presidentët janë larguar të zhgënjyer, pasi prisnin tri pikët nga dueli i djeshëm.

-Bie në sy ardhja me vonesë në stadium e presidentit të Tiranës, Refik Halili.

-Rreth 600 tifozë e kanë ndjekur sfidën e djeshme në Ballsh, një numër jo i lartë, pasi pritshmëritë ishin për më shumë në “Adush Muçaj”.

– Protesta të ballshioteve për një faull të pa dhënë në minutën e 2-të shtesë në sulm, kërkuan shpjegime te Çelaj, gjyqtari i katërt por morën karton të verdhë Arbër Sino.

-Mjaft aktiv është parë Egbo në sfidën e djeshme, ndaj ish-skuadrës që fitoi titullin pak vite më parë e natyrisht, duel me emocione të veçanta për të. Madje herë pas herë jepte këshilla për lojtarë të veçantë.

-Mjaft nervoz sidomos në 15 minutat e fundit të sfidës dje në Ballsh trajneri i miqve nga Tirana, Bledi Shkëmbi, i cili diskutonte edhe me kolegët në stol për veprimet jo të sakta të lojtarëve të tij.

– Goli i Ruçit ka bërë që të shpërthejë në festë “Adush Muçaj”. Si në ballore, ashtu edhe në tribunën qendrore, tifozët vendës janë ekzaltuar nga eurogoli i Flamur Ruçit. Madje, kanë filluar që të brohorasin emrin e Ruçit, i cili është nga lojtarët me më shumë vite në Ballsh. Në fund përqafime për mesfushorin fantazist që sa herë ka shënuar ka qenë vendimtar për skuadrën mallakastriote, në elitë apo Kategorinë e Parë, në vitet e shkuara.

-Masa të shtuara në Ballsh nga forcat e rendit, ku nuk mungojnë edhe FNSH nga qyteti i Fierit, por që gjithçka ka shkuar më së miri, para gjatë dhe pas ndeshjes, në fushë dhe jashtë saj ku nuk pati qoftë edhe një replikë mes tifozërive të dy ekipeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"