Pikantet e derbit/ Thumbime tifozësh, gafa dhe… Shehi, ja çfarë nuk u pa në sfidën Partizani-Tirana (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 21:20

Pikantet e derbit/ Thumbime tifozësh, gafa dhe… Shehi, ja çfarë nuk u pa në sfidën Partizani-Tirana (E PLOTË)

MixCollage-23-Sep-2024-08-48-AM-2484

-Derbi i kryeqytetit si gjithmonë mbetet ndeshja e cila tërheq numrin më të madh të shikuesve në stadium. Dhe sfida mes Partizanit dhe Tiranës në “Air Albania” kishte një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Për duelin e parë derbi mes këtyre dy skuadrave, do të jenë rreth 12 mijë bileta të shitura, që do garantojë një prani të ndjeshme të tifozerisë së të dy ekipeve në tribuna për duelin në fjalë.

-Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, nisi me një nderim special, për ish-deputetin e ndjerë, Gerti Bogdani, i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak. 44-vjeçari ishte një tifoz besnik i bardhebluve, ndaj edhe klubi i Tiranës, vendosi që para sfidës ndaj Partizanit, të nderonte ish-deputetin e ndjerë, ku vendosur lule pranë fotos së Bogdanit të vendosur në një pjesë të stadiumit.460730520_1033536442115362_5291425046123720514_n-Partizani del i pari në stadium për nxehje, me dy portierët e vet. Më pas janë bardheblutë që përshëndesin tifozërinë e tyre.

-Te pjesa e tifozëve ultras, të Partizanit e Tiranës ishin hequr karriget, që të mos dëmtoheshin si në takimet e mëparshme derbi. Si zakonisht, edhe këtë herë kishte dëme.

-Dy trajnerët e sfidës si Shkëmbi dhe ai i Partizanit, Veselinoviç ishin debutues. Edhe 11 lojtarë, dy nga Partizani dhe nëntë nga Tirana luanin për herë të parë në derbi.

-Para nisjes së takimit, gjyqtari i katërt kontrollon rrjetat, për të mos pasur probleme.

-Figura pa fund në stadium. Duke filluar nga ish-trajneri i Partizanit, Hasan Lika, Orges Shehi dhe shumë të tjerë. Nuk mungonin lojtarë aktualë të Kategorisë Superiore.

-Delegati i ndeshjes, Marjus Sulejmani në një moment largon gjyqtarin e katërt se pengon regjinë e ndeshjes.

-Rreth fundit të pjesës së parë ka një ngatërresë për një anësore. Zharmuni i Tiranës nuk pranon vendimin e gjyqtarit Xhaja dhe replikon me gjyqtarin e katërt.

-Si zakonisht në derbi pati me shumicë, tymuese, shashka dhe luftë verbale mes dy tifozërive.

-Trajneri i Partizanit, ankohet për zëvendësimin e Zguros në vend të Buxhelajt.

-Në stadium ishte i pranishëm edhe Silvinjo e stafi i tij. Gjithsesi, trajneri vendosi të ikë në pushim të takimit derbi, ndoshta i zhgënjyer nga loja e skuadrave.

-Të dy trajnerët kanë qëndruar në stol duke dhënë udhëzime. “Ça bën” i thotë Shkëmbi-Dembelesë, pas një gabimi të francezit.

-Gjatë pjesës së parë, gjyqtarit Xhaja i prishet radio. Ai ndalon lojën dhe kërkon nga gjyqtari i katërt ta rregullojë.

-Jonuzi dëmtohet në kokë, doktori i Tiranës, Aldo Vangjeli hyn me vrap në fushë, por rrëzohet dhe desh dëmton mesfushorin e Tiranën.

– Tifozët e Tiranës nuk kanë koreografi, ndërsa ata të Partizanit, nxjerrin vizatimin e Alex DeLarge, një personazh, bazuar te novela “A Clockëork Orange”, edhe film i njohur i Stenli Kubrik (Portokalli mekanik), me një frazë ikonike poshtë: “What’s it going to be then, eh?”, duke protestuar kundër kontrollit dhe pro të qenit të lirë, pro anarkisë.

-Në fund të takimit, dy trajnerët Arbër Abilaliaj dhe Agim Ibraimi takohen, duke përgëzuar njëri-tjetrin.

-Trajneri i Partizanit, Veselinoviç, ngushëllon Ermal Metën, i cili del nga fusha para kohe i dëmtuar. Lojtari rrezikon ndeshjen e radhës, teksa mjekët do t’i bëjnë një rezonancë në gju.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"