Pikantet e Dinamo-Egnatia/ Demrozi bëhet për cigare, Aleksi kapet me gjyqtarin
Ndeshja mes Dinamos dhe Egnatias pati disa momente të veçanta, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.
-Edhe pse ishte një sfidë mes rivalësh, në tribunat e stadiumit “Elbasan Arena” nuk ishin të pranishëm më shumë se 250 tifozë. Pjesa dërrmuese e tyre ishin në tribunën kryesore, ndërsa tifozët ultras ishin shumë të paktë. -Takim miqësor mes trajnerëve Ilir Daja dhe Edlir Tetova në stadiumin ku vite më parë fitonin titullin me Elbasanin.
-Lojtarët e Egnatias kanë protestuar shpesh ndaj gjyqtarit Bylykbashi, madje në fund të pjesës së parë Aleksi ka diskutuar gjatë me të.
-Në momentin që Ndreca shkurtoi diferencën e golave, presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, është ngritur në këmbë dhe ka ndezur një cigare, duke qenë jo pak në siklet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"