Pikantet e Dinamo-Laçi/ Blutë “abonohen” me 2-1, tifozët duan derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 13:45

Pikantet e Dinamo-Laçi/ Blutë “abonohen” me 2-1, tifozët duan derbin

“Panorama Sport” sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes me Dinamos dhe Laçit:GFHG– Numri i tifozëve në stadium ishte shumë i ulët, nuk shkonte më shumë se 100. Të gjithë ishin në tribunën qendrore, kurse në pjesën e dytë në tribunën përballë u shfaqën disa tifozë të Dinamos.

– Që në minutën e tretë nisin thumbimet ndaj arbitrit nga tifozët e Dinamos, kur Toli rrëzohet në tokë duke bërtitur: “O arbitër, po ndaloje mo lojën, dëgjon nga veshët ti”, ia behu një tifoz.

– Daja nuk pajtohet me penalltinë për Laçin, duke u ankuar, “Po ai hoqi topin, shiko ku vajti, ku e pa penalltinë ky. Të paktën shihe të VAR-i”, tha tekniku dinamovit dhe ashtu ndodhi.

– Për herë të katërt Dinamo ka regjistruar të njëjtin rezultat në “Elbasan Arena”, 2-1. Me këto shifra blutë kanë mundur Elbasanin, Skënderbeun, Vllazninë dhe Laçin.

– Në fund të ndeshjes, ata pak ultras dinamovitë që ishin në stadium, i kërkuan skuadrës në kor që të fitojë derbin përballë Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"