Pikantet e Dinamo-Teuta/ Ndeshje për “rekord” tifozësh! Laver Alla përqafon Dajën, “zhvishet” Gudiabi
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Teutës pati disa momente pikante, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj:
– Kjo ndeshje solli një rekord të ri negativ të pranishmish në stadium, ku numri i tyre nuk i kalonte 50 veta. Ndonjëherë dukej se më shumë kishte stjuartë se sa tifozë. Ndoshta edhe temperaturat e ulëta bënë punën e vet. Në fillim të ndeshjes disa tifozë ishin në tribunën përballë, por më pas u spostuan në tribunën qendrore për ta parë sfidën aty.
– Në minutën e 85-të gjyqtari i 4-t, Laver Alla, përqafon Ilir Dajën, teksa ishte pranë tij, ndoshta për t’i kërkuar diçka. Moment që kaloi nga të dy me të qeshura.
– Në fund tifozët e Dinamos “zhveshin” Gudiabinë, duke i kërkuar fanellën. Pasi i thirrën emrin në kor, mesfushori u “detyrua” edhe nga skuadra të afrohej pranë tifozëve dhe t’u jepte fanellën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"