Pikantet e Egnatia-Dinamo/ Mehmeti protestoi për Emanuela Rustën: Mos na e sillni më se na morët në qafë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 21:07

Pikantet e Egnatia-Dinamo/ Mehmeti protestoi për Emanuela Rustën: Mos na e sillni më se na morët në qafë

Mesditën e djeshme në Rrogozhinë, Egnatia priti Dinamon, në një takim ku tifozët vendës për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës kishin zgjedhur taracat e shtëpive private dhe pallateve rreth stadiumit “Arena Egnatia”. Kjo pasi fusha ishte e dënuar nga Disiplina. Megjithatë në tribunën kryesore ishin rreth 50 persona, zyrtarët e klubit, lojtarë dhe familjarët e tyre. Ja pikantet që sjell Panorama Sport për këtë përballje të përfunduar 1-1.

rusta var

* Para ndeshjes ka batuta nga Janku që i drejtohet Aleksit dhe Ndrecës, dy ish-shokëve të ekipit: “Ça na bëni si lojtarë të mëdhenj”. Dy lojtarët e Egnatias që mungonin në këtë ndeshje u përshëndetën me Jankun dhe më pas u ngjitën në tribunë për të ndjekur takimin.

* Lorenco Vila shfaqet në lojë me dorën e fashuar që nga fillimi. Anësori ka një krisje te gishtat.

* Një goditje e Albion Markut ishte tepër e gabuar dhe topi del jashtë stadiumit.

* Trajneri Dritan Mehmeti u pa i irrituar shpesh herë me arbitren kryesore Emanuela Rusta. Në një moment tekniku i bluve iu drejtua delegatit Erald Shera duke i thëne: “Çfarë po bën kjo, mos na e sillni më se na morët në qafë”.

* Duele në mesfushë dhe Qefalija shkelmon një top që përplaset te gjenitalet e Arbin Zejnullait. Lojtari i Egnatias bie në tokë dhe merr kohën e tij për t’u qetësuar.

* “E degjeneroi fare lojën”, dëgjohet të shfryjë presidenti i Dinamos Ardian Bardhi që më pas qesh disa herë me ironi për vendimet e kryesores.

* Tetova i tërheq vëmendjen Ahmetajt: “Ndiqe o burrë, çfarë bën?”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"