Pikantet e Egnatia-Laçi/ Rasti i Boçkës irriton Tetovën, Fangaj feston në mënyrë origjinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 13:00

Pikantet e Egnatia-Laçi/ Rasti i Boçkës irriton Tetovën, Fangaj feston në mënyrë origjinale

Dueli Egnatia-Laçi nisi me ovacione, teksa tifozët thirrën emrat e lojtarëve që luajtën titullarë, duke krijuar një atmosferë elektrizuese përpara se Rusta të vërshëllente për startin e takimit. egnatia-laci*Në minutën e 28-të, teksa loja u ndal për pak çaste, trajneri Edlir Tetova thirri për t’i dhënë udhëzime taktike Arbin Zejnullain.

*Në minutën e 65-të bëri debutimin në Superiore Leo Ballhysa. Peqinasi bëri ritualin e lutjeve fetare para se të hynte në fushë.

*Në minutën e 67 Abdurrahman Fangaj shënon golin e dytë për Egnatian dhe festa e mbrojtësit të djathtë ishte epike. Ai fshiu fanellë te pjesa e barkut, duke “larë mëkatet”, si dhe me dorën e djathtë preku damarët e dorës së majtë, një gjest për të treguar se është i akullt. Ky gol ishte i pari për këtë lojtar me fanellën e rrogozhinasve.

*Në minutën e 80-të Boçka shpërdoroi një rast të artë për të barazuar shifrat në 2-2 dhe ky moment irritoi pa masë trajnerin Tetova, i cili i kërkoi llogari prapavijës për një episod që mund t’u kishte kushtuar 3 pikët kampionëve të Superiores.

*Trajneri Armando Cungu u pa disa herë i irrituar me lojtarët e tij, teksa pasimet e topit gaboheshin.

*Teksa Rusta sinjalizoi përfundimin e sfidës, tifozët e Egnatias dhe tribuna VIP shpërthyen në festë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"