Pikantet e Egnatia-Vllaznia/ Tetovën e “tërbon” Spahiu, shkodranët largohen të lumtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 11:21

Pikantet e Egnatia-Vllaznia/ Tetovën e “tërbon” Spahiu, shkodranët largohen të lumtur

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të gjysmëfinales së djeshme të Kupës mes Egnatias dhe Vllaznisë, e luajtur në Rrogozhinë dhe e mbyllur me fitoren minimale të vendësve.

WhatsApp Image 2024-04-04 at 7.46.50 AM (1)

* Portieri Alen Sherri dje ndiqej në shkallët e stadiumit nga një mbështetës i veçantë, babai i tij. Portieri i dhuroi një përqafim të ngrohtë pas nxehjes në prag të fillimit të sfidës.

* Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u pa i irrituar me Sebastjan Spahiun në fundin e pjesës së parë, pasi sulmuesi nuk shfrytëzoi si duhet dy pasime të njëpasnjëshme. Edhe sulmuesi dukej i irrituar në mimikën e tij.

* Portieri i Vllaznisë, Jurgen Mehidri, i cili është i dëmtuar e ndoqi sfidën nga tribuna VIP dhe u pa shpeshherë teksa inkurajonte shokët e skuadrës.

* Ndonëse Spahiu nuk bëri një ndeshje pozitive, tifozët e Egnatias u ngritën të gjithë në këmbë për të duartrokitur 24-vjeçarin në momentin kur u zëvendësua në minutën e 63-të. Në momentin e ndërrimit i riu la fushën me një nënqeshje ironike. Më pas i dha dorën trajnerit Tetova.

* Lojtarët e Vllaznisë pas mbylljes së sfidës shkuan te tifozët e tyre për t’i falënderuar ata. Disa ultras shkodran u dëgjuan të thoshin: “Kokën lart djema, kualifikohemi në Shkodër”.

* Në duelin Egnatia-Vllaznia, ultrasit e Egnatias ishin të organizuar duke mbështetur ekipin përgjatë gjithë sfidës. Në fundin e sfidës ata u panë të irrituar me arbitrin e katërt, Silvio Dyrmishi, i cili akordoi vetëm tri minuta shtesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"