Pikantet e Elbasani-Vllaznia/ “Loro Boriçi” thuajse bosh, arbitri ngatërron drejtimin
Ndeshja Elbasani-Vllaznia, e luajtur në një mot me shi, u shoqërua nga disa momente pikante, që i sjell “Panorama Sport”:-Ashtu siç kishin paralajmëruar, dy tifogrupet “Vllaznit ultras” dhe “Tigrat verdheblu”, e ndjekin ndeshjen në një tribunë së bashku. Një shembull për stadiumet tona, edhe pse tifozët ishin të paktë këtë herë, ku tribunat ishin thuajse bosh, veç asaj qendrore.
-Nga tribuna e ndjekin ndeshjen lojtarët e dëmtuar të Vllaznisë, Gruda, Juriç dhe Stojanoviç.
-Nuk janë as 600 tifozë të pranishëm në stadium. Shiu i madh duket se ka ndikuar te pjesëmarrja e tifozëve në këtë ndeshje. -Brdariç mban veshur një jelek portokalli për t’u dalluar nga uniformat e skuadrës.
-”Jemi të mallkuar”, fjalët që dëgjohen në tribunë pas dëmtimit të Qatos që lë fushën. Fjali që lidhet me numrin e madh të dëmtimeve të Vllaznisë.
-Brdariç kërkon karton për Qosen, i kujton kryesorit Maletaj që ka shkaktuar dy faulle radhazi.
-Doktorët e Vllaznisë ndihmojnë Qarrin në një moment, pasi diçka i ka hyrë në sy.
– Telushi, Lulaj dhe Hasani, lojtarët e munguar tek Elbasani, preferojnë ta shijojnë ndeshjen nga tribuna e gazetarëve. -Shkakton të qeshura gjyqtari Maletaj në stadium. Kryesori vërshëllen për faull në favor të Vllaznisë, por ngatërron drejtimin me dorë, fakt që sjell humor në stadium.
-Mosmarrëveshje tek Elbasani për sa u përket ndërrimeve. Tsague vrapon të dalë nga fusha, por është Qose ai që duhet të lërë lojën dhe jo sulmuesi.
-Duartrokitje nga publiku shkodran për Hakajn në momentin kur largohet nga fusha për K.Kasën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"