Pikantet e Laçi-Elbasani/ Rrjeta e çarë vonon nisjen e lojës, kurbinasit tregohen supersticioz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2024 | 19:09

Pikantet e Laçi-Elbasani/ Rrjeta e çarë vonon nisjen e lojës, kurbinasit tregohen supersticioz

Ndeshja Laçi-Elbasani e përfunduar me rezultatin 1-1, kishte edhe momentet e saj pikante:

laci elbasani

* Rrjeta e Dajsinanit ishte me probleme që vihet re nga anësori, duke sjellë që loja të nis me vonesë plot shtatë minuta, derisa u rregullua nga punëtorët.

* Kurbinasit vijojnë të jenë supersticiozë duke mos preferuar të luajnë me fanellën e parë, atë bardhezi. Sërish ata zgjodhën të luajnë me uniformën portokalli.

* Tifozët e Elbasanit nuk e lanë në “baltë” ekipin as në këtë transfertë, përpos zhgënjimit nga humbja e fundit.

* Përpos duelit në fushë, kishte edhe një të tillë në pankinë. Një duel mes italianësh Moriero-Bordin. Ata e nisin takimin duke u përqafuar dhe ashtu e mbyllin në fund.

* Nuk mungoi tensioni në fushë mes lojtarëve, i cili nisi që në momentin e golit të Laçit, pasi festuan pranë tifozerisë së Elbasanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"