Pikantet e Laçi-Teuta/ Klubi i heq shiritin Melos, mesfushori i pakënaqur nga ndërrimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 19:17

Pikantet e Laçi-Teuta/ Klubi i heq shiritin Melos, mesfushori i pakënaqur nga ndërrimi

Ndeshja mes Laçit dhe Teutës pati disa momente të veçanta, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.

Laci Teuta

* Luhej pa tifozë kjo ndeshje, e para nga katër të tilla që klubi kurbinas ka marrë si dënim nga Komisioni i Disiplinës, pas ngjarjeve që ndodhën ndaj Partizanit.

* Klubi i ka hequr shiritin e kapitenit brazilianit Melo. Kapiten në këtë ndeshje ishte Enriko Papa, një nga përforcimet e kurbinasve në fundin e merkatos. Ai është zëvendësuar në pjesën e dytë dhe u duk se ishte i pakënaqur nga vendimi, edhe pse nuk reagoi në mënyrë demonstrative.

* Në protokollin e ndeshjes mungonin te Laçi lojtarët Kleandro Lleshi dhe Olsi Myrta. Më pas u mësua se që të dy janë të dëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"