Pikantet e ndeshjes/ Tirana me dy debutues, trajnerët nuk i zë vendi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2024 | 23:04

Pikantet e ndeshjes/ Tirana me dy debutues, trajnerët nuk i zë vendi

Në ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Egnatias, pati disa të veçanta, duke filluar nga tifozët e deri debutuesit bardheblu.

EGNATIA-TIRANA

-Trajneri i Egnatias kishte lënë në stol Vuthajn që në 11 takimet e fundit kish luajtur titullar. Xhemajli mungonte për kartonë, ndërsa Kasa kishte shqetësime fizike.

-Edhe te Tirana mungonte Prengaj i dëmtuar, ndërsa për zgjedhje të trajnerit në stol ishin Gjumsi, Mici, por edhe Abah.

-Kapiten i ekipit bardheblu është Jonuzi, pasi si Përgjoni dhe Mici janë jashtë fushe.

-Për herë të parë në këto ndeshje i pranishëm në protokoll edhe afrimi i fundit i bardhebluve, Silvio Vokrri. Ky i fundit debuton në minutën e 79-të me ekipin e parë bardheblu.

-Dy ish-ë në sfidën e djeshme, Lushkja dhe Aleksi, të cilët më parë kanë veshur fanellën bardheblu.

-Në minutën e 74-rt, Aleksi kërkon përkrahjen e tifozëve rrogozhinas, rreth 400 në shkallët e stadiumit.

-Bledi Shkëmbi në asgjë moment nuk ulet në pankinë, duke dhënë udhëzime për skuadrën e tij. Edhe Tetova, stafi i tij janë parë ë këmbë e të tensionuar për të ruajtur rezultatin.

-Të pranishëm në stadium drejtuesit më të lartë të dy ekipeve, Demrozi-Halili, por edhe presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili.

-Në javën e 12-të të Superiores, më në fund debuton edhe Henri Marku që deri sot nuk ishte aktivizuar asnjë minutë, ndonëse nga të parët e afruar gjatë verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"