Pikantet e Partizani-Dinamo/ Keko ndërron numrin, Bregu i kërkon llogari Xhajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2025 | 12:45

Pikantet e Partizani-Dinamo/ Keko ndërron numrin, Bregu i kërkon llogari Xhajës

Derbi i luajtur në “Arena e Demave” pati disa momente të veçanta në fushë dhe në tribunat e stadiumit. Episodet më pikante “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.WhatsApp Image 2025-01-27 at 11.11.13-Në një mot mjaft të favorshëm dhe orar të përshtatshëm, derbin nuk e ndoqën më shumë se 1800 tifozë. “Guerrils” kishin fjalën e parë me këngët e tyre për ekipin e zemrës. Në disa momente pati edhe vërshëllima nga ana e tyre për ekipin që qëndronte i tërhequr prapa. Nuk munguan në fund ofendimet ndaj gjyqtarit Juxhin Xhajës, si dhe ndonjë shishe drejt fushës.

-Keko i Partizanit, titullar në këtë ndeshje, kishte ndërruar numër në fanellë, duke marrë 9-ën, ndërsa 10-a që ai mbante më parë i ka kaluar Elekes së ardhur së fundi në ekip.

-Në një moment gjatë pjesës së parë, Dejvi Bregu ka reaguar ndaj kryesorit Juxhin Xhaja për një faull të padhënë, që më pas u pasua nga një aksion i rrezikshëm për Partizanin. Vlonjati vrapoi drejt Xhajës dhe i kërkoi shpjegime, që i mori më pas nga gjyqtari i FIFA-s.

-Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç, reagoi në disa momente ndaj lojtarëve të tij. Ai disa herë i tërhoqi vëmendjen Kekos dhe po ashtu kritikoi Mandon për një gabim të tij në krahun e majtë.

-Sembene u kap me Nanin në momentin e zëvendësimit të këtij të fundit, duke i kërkuar të dilte nga fusha në vendin ku portugezi ndodhej.

-Sapo nisi koha shtesë, Vila dhe Jonuzi po prisnin te vija e bardhë për të hyrë në fushë, por topi nuk po dilte jashtë dhe në atë moment Partizani barazoi rezultatin.

-Stoli i Partizanit shpërtheu në festë në momentin e golit të barazimit, njësoj sikur ta kishte fituar ndeshjen.

-Pas ndeshjes, lojtarët e dy skuadrave gjetën “patriotët” e tyre për të kaluar disa minuta. Senegalezët Sembene i Partizanit dhe Gudiabi i Dinamos qëndruan bashkë, po ashtu edhe afrikanët e tjerë, kosovarët e të tjerë.

-Te Partizani debutuan siriani Mando, që ka qenë pjesë e ekipit B, dhe Gudjufi i ardhur në merkaton e dimrit. Te Dinamo debutoi Jonuzi, i ardhur nga Tirana në janar dhe që kishte luajtur vetëm në Kupë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"