Pikantet e Partizani-Skënderbeu/ Tare spektatori special, por Etieni nuk aktivizohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 8:54

Pikantet e Partizani-Skënderbeu/ Tare spektatori special, por Etieni nuk aktivizohet

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante që u regjistruan në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme mes Partizanit dhe Skënderbeut, e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” dhe e përfunduar me shifrat 2-1 për vendësit.MixCollage-26-Aug-2024-09-56-AM-6006* Një numër prej afro 1000 spektatorësh ishin të pranishëm për të ndjekur nga shkallët e stadiumit këtë ndeshje mes Partizanit dhe Skënderbeut.

* Ish-drejtori i Lacios si dhe ish-sulmuesi i Partizanit dhe Kombëtares sonë, Igli Tare, ishte i pranishëm në stadiumin “Arena e Demave” për të ndjekur këtë sfidë. Ai shihet të bisedojë për një moment me menaxhmentin e Magetit, teksa në pushimin mes pjesëve komunikon me drejtorin e Partizanit, Olsi Rama. Duhet thënë se pjesë e Skënderbeut është edhe djali i tij Etien Tare, që e pa ndeshjen nga stoli, duke mos u aktivizuar nga trajneri Gvozdenoviç.

* Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama, gjithashtu i pranishëm në stadium, shihet para fillimit të ndeshjes në një bisedë miqësore me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj. I pranishëm ishte edhe trajneri i njohur, Sulejman Starova.

* Rrjeta e portës së Qirkos bëhet shkak për një shtyrje të vogël të ndeshjes. Korrigjohet shpejt dhe gjithçka starton normalisht.

* Një numër i konsiderueshëm menaxherësh dhe skautësh shihen të pranishëm në stadiumin “Arena e Demave”. Këto ndeshje pa u mbyllur merkatoja janë edhe një reklamë për lojtarët e të dyja ekipeve për një shitje apo transferim të mundshëm jashtë vendit në këto ditë të mbetura deri më 31 gusht.

* Të dy trajnerët nuk ulen në asnjë moment. Gvozdenoviç duhet më i lëvizshëm, teksa Abilaliaj qëndron në cepin e zonës së dedikuar për qëndrimin e tij. Nga atje dëgjohet shpesh të japë udhëzime.

* Ndeshje supergolash mund të konsiderohet ajo e djeshmja, pasi veçanërisht dy të parët, por edhe ai i Mehmetit kishin një mënyrë ekzekutimi, që e shohim rrallë në Kategorinë Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"