Pikantet e Shqipëri-Çeki/ Përçahen tifozët, fanset “mbysin” Bajramin. Grupimi Tifozat Kuq e Zi shihet i ndarë në dy pjesë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2024 | 20:23

Pikantet e Shqipëri-Çeki/ Përçahen tifozët, fanset “mbysin” Bajramin. Grupimi Tifozat Kuq e Zi shihet i ndarë në dy pjesë (E PLOTË)

Ceremonia zyrtare e lamtumirës së katër futbollistëve të Kombëtares, ndarja e grupimit Tifozët Kuq e Zi në dy pjesë, tensioni në tribunën kryesore dhe “djegia” e biletave janë disa momente që nuk janë parë në TV, “Panorama Sport” sjell pikantet e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë, e luajtur mbrëmjen e së shtunës në “Arenën Kombëtare”.ur* Tifoz special ishte Xhani De Biazi në shkallët e stadiumit. Ish-trajneri kuqezi ishte ftuar për të ndjekur këtë takim nga afër. Po ashtu të pranishëm ish-futbollistë të Kombëtares, politikanë, si nga opozita ashtu edhe nga qeveria. Edhe kryeministri Rama po e ndiqte ndeshjen krahas Armand Dukës dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Ndryshe nga herët e tjera, kreun e qeverisë nuk e shoqëronte bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho.

* Para fillimit të ndeshjes, tifozët kuqezi të vendosur prapa porte kanë shpalosur një koreografi madhështore. “Shqiponjat janë të uritura”, shkruhet me një “thumbim” për çekët. Por, ajo që ra në sy nga grupimi “Tifozat Kuq e Zi” ishte ndarja e tyre në dy pjesë. Prej pak kohës, për shkak të disa mosmarrëveshjeve, grupimi më i madh i Kombëtares shqiptare është përçarë. Disa ishin vendosur në katin e parë dhe një pjesë tjetër me të njëjtën emër në katin e dytë.

* Pas ndeshjes lojtarët nuk u kthyen në hotel me autobus, por shkuan në këmbë. Hoteli ku ata janë akomoduar është vetëm 100 metër larg nga stadiumi. Në dalje, Nedim Bajrami shihet me fanellë në dorë teksa bën muhabet me disa fanse të tij.

* Ajeti shfaqet me shpatullën e lidhur. Mbrojtësi ka pasur shqetësime dhe stafi mjekësor ka marrë masa për të mos rrezikuar. Diçka e tillë u pa kur ai dhuroi tifozëve bluzën.

* Nëse zyrtarisht stadiumi për këtë ndeshje u shpall “Sold Out”. Pra, nuk mund të blije dot online një biletë sepse ishin shitur 2 javë përpara ndeshjes, ajo që u pa në stadium, pasqyroi diçka tjetër. Tregun e zi i cili sa vjen edhe më shumë po rritet. Në këtë ndeshje me sy të lirë mund të shikoje qartë sa vende bosh që kishte në çdo sektor pa përjashtim. Mesa duket, shumë bileta nga persona që ushtrojnë skemën e shitjes së tregut të zi, i kanë djegur ata sepse nuk arritur të gjejnë blerës.

* Një vajzë e vogël shihet se sa shumë po e përjetonte momentin e himnit kombëtar. Ishte vajza mes Asanit dhe Bajramit.

* 20’ Silvinjo gjen një moment kur kishte Bajramin ngjitur dhe me dorën te goja i jep një udhëzim të shpejtë, duke u ruajtur mos e dëgjonte trajneri çek që ishte aty pranë.

* 44’ Duhej të mbyllej barazim e para. Çekët po sulmonin dhe Silvinjo i bërtet Seferit i cili ishte në krahun tjetër dhe kishte avancuar disi. Trajneri i thotë të tërhiqej, por sulmuesi nuk arrin të dëgjojë. Nga stoli ngrihet ndihmësi Ervin Bulku dhe i bërtet më fort, por sërish Seferi ishte i përqendruar te loja. Topi del në anësore dhe më pas 28- vjeçari dëgjon udhëzimin dhe kthehet në mbrojtje menjëherë.

* Topi hidhet në zonën e Shqipërisë. Aty vrapon Çerni dhe Strakosha përballë i cili del më shpejt dhe e kap. Sulmuesi çek qëndron aty dhe bën një lëvizje se mos ndoshta portieri kuqezi do të trembej. Por, e kundërta, Tomasi me topin në duar bën një lëvizje mashtruese dhe “tallet” sikur ia jep Çernit dhe më pas e hap menjëherë te Ismajli. 54’ Hori kapet me Tucin. Një duel i fortë dhe sulmuesi kuqezi që nuk ia përton. Gjyqtari i këshillon të dy.

* Suçek rrëzohet në zonë, por ngrihet menjëherë sepse nga simulimi që krijoi, mund të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë sepse të parin e kishte marrë që në fillim.

* Del nga fusha Çerni dhe shoku i ekipit te Rejnxhërs, Bajrami shkon e takon dhe i thotë diçka në vesh.

* 71’ Tension në këndore. Lojtari çek goditet me një çakmak në krah. Ai largohet nga ekzekutimi i goditjes së këndit. Delegati i UEFA-s ndodhej aty pranë dhe shënon gjithçka. Ismajli dhe Bajrami afrohen te tifozët dhe u kërkojnë që të qetësohen.

* 72’ Silvinjo përqafon Muçin përpara se ta aktivizonte.

* Gjatë gjithë ndeshjes, në tribunën kryesore po e ndiqnin ndeshjen edhe katër lojtarët që nuk ishin përfshirë në këtë takim. Mersinaj, Fetai, Simoni dhe Daku. Ky i fundit po e përjetonte më shumë nga të gjithë, duke bërë tifozin e çmendur në disa raste, sidomos te goditja e Laçit me kokë, të cilin portieri e devijoi. Kur përfundoi pjesa e parë të katërt lojtarët zbritën me vrap poshtë në fushë.

* Për herë të parë në “Arenën Kombëtare” u luajt një ndeshje e cila jepej njëkohësisht edhe në dy monitorë të mëdhenj të cilët ishin vendosur në dy këndoret e stadiumit.

* Një moment nga pjesa e dytë, në tribunën kryesore pati tension nga tifozët çekë dhe ata shqiptarë. Lumë ofendimesh dhe u desh ndërhyrja e forcave security që situata të qetësohej.

* Nuk munguan edhe banderolat pikante në stadium. Dikush kishte shkruar: “Je e bukur si golat e Jasir Asanit”. Ndërkohë një tjetër kishte valëvitur një flamur çek dhe mbi të shkruhej: “Kosova është Shqipëri”.

* Pas ndeshjes lojtarët nuk u kthyen në hotel me autobus, por shkuan në këmbë. Hoteli ku ata janë akomoduar është vetëm 100 metër larg nga stadiumi. Në dalje, Nedim Bajrami shihet me fanellë në dorë teksa bën muhabet me disa fanse të tij.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"