Pikantet e Skënderbeu-Bylis/ I ftohti largon tifozët nga stadiumi. Gjoka e Dede i shfryjnë stafit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2024 | 22:59

Pikantet e Skënderbeu-Bylis/ I ftohti largon tifozët nga stadiumi. Gjoka e Dede i shfryjnë stafit

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Bylisit pati momentet e saj pikante, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj:

tto

-Më pak se 400 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin e Korçës për të parë nga afër ndeshjen ndaj Bylisit. Temperaturat e ulëta dhe rezultatet e dobëta të ekipit duket se kanë larguar tifozët nga stadiumi, duke sjellë një atmosferë jo të mirë në këto javë të fundit.

-Goli i dytë i Skënderbeut ka sjellë situatë të mirë në kampin korçar, që ka nxitur reagimin e Gjokës, i cili ka nxituar të kërkojë qetësi nga ekipi i tij. Por nuk ishte koha e mjaftueshme që ky mesazh të përcillej në fushë, pasi Bylisi ngushtoi diferencën.

-Gjatë pjesës së parë trajneri Nevil Dede ka qenë i nxehur në disa momente, fillimisht për disa kartonë të paqenë sipas tij, të akorduar për ekipin. Ai ka reaguar edhe për disa gabimet në prapavijë të ekipit të tij.

-Në fund të takimit të dy trajnerët kanë qenë të mërzitur për rezultatin. Si Gjoka, edhe Dede, pretendonin se ekipi i tyre ka falur dy pikë. Mërzitjen e kanë shfaqur haptazi edhe karshi stafit respektiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"