Pikantet e Skënderbeu-Elbasani/ Barela vonon nisjen e sfidës, tifozët dhurojnë spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2024 | 12:43

Pikantet e Skënderbeu-Elbasani/ Barela vonon nisjen e sfidës, tifozët dhurojnë spektakël

Sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit ishte e bukur për atë që dhanë dy skuadrat në fushë, por edhe për atmosferën që u krijua. “Panorama Sport” sjell disa nga momentet më pikante të ndeshjes.

fdsg

*Të pranishëm në stadium ishin rreth 2800 tifozë, që krijuan një atmosferë mjaft të bukur. Rreth 300 prej tyre kishin ardhur nga Elbasani dhe në fund ata festuan me ekipin.

*Bernardo Tiko, ish-portieri i Skënderbeut, tashmë me banim në SHBA, bëri shkelmimin simbolik të topit para ndeshjes.

*Me pak minuta vonesë nisi takimi në Korçë, pasi delegati Besnik Çela kërkoi të ishin pranishëm dy personat e barrelës për ndërhyrje në rast dëmtimi. Ai debatoi dhe me drejtorin sportiv të Skënderbeut për qëndrimin në stol. Pati debate në pistën e stadiumit.

*Goli i shpejtë i Skënderbeut ka vënë në lëvizje trajnerin italian të Elbasanit. Bordin i ka kërkuar ekipit të tij të përqendrohet dhe të tentojë pasimet pas shpinës së mbrojtjes korçare, duke luajtur me topa të gjatë. Këto direktiva dhënë menjëherë efekt, pasi Elbasani pati tri raste për shënim, që nuk janë finalizuar.

*Pas golit të shënuar, Gvozdenoviç ka kërkuar administrim loje dhe shpesh u drejtohej Rabiu dhe Jurit të menaxhonin më mirë mesfushën. Në pjesën e dytë ai kërkoi golin e qetësisë nga ekipi dhe kur Juri dhe Gërço gabuan në dy raste, ai iu drejtohet me britma dhe këshillime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"